Ndërlidhjet

logo-print

Sutjagin: Nuk kam spiunuar për perëndimin

  • RFE /RL

Igor Sutjagin

Igor Sutjagin

Ish-shkencëtari atomik rus, Igor Sutjagin, u lirua nga burgu në Rusi, gjatë shkëmbimit më të madh të spiunëve Rusi-Perëndim, që prej Luftës së Ftohtë.


Ish-shkencëtari atomik rus, Igor Sutjagin, tha se ai kurrë nuk ka qenë spiun.

“Kuptohet se nuk kam qenë spiun. Kurrë nuk kam qenë spiun. Gjëja e parë në mendjen time, me gjasë për shkak se punoja për vendin tim, ishte që të bëja dhe mendoja për vendin tim. Megjithatë, ishte e vështirë kur ata më akuzonin se po punoja për para, ata më kritikonin se po fitoja të holla”.


“Unë asnjëherë nuk kisha marrë asnjë kopejkë. Por, unë kurrë nuk isha spiun. Madje, edhe gjatë gjyqit prokurori më akuzoi se i kisha mbrojtur interesat e Rusisë para të huajve. Kjo është e çuditshme”, tha Igor Sutjagin në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Këto komente ai i bëri në Londër, ku ai është që prej se u bë këmbimi i spiunëve në muajin korrik, ku ai ishte në mesin e katër të burgosurve rusë, që u këmbye për 10 spiunët e akuzuar rusë, që mbaheshin në arrest në Shtetet e Bashkuara.

Ai pretendon se zyrtarët rusë kishin provuar për ta bindur atë që të kërkojë amnisti deri në vitin 2005, duke i thënë se autoritetet dëshironin ta lironin atë “pa e humbur fytyrën”. Por, ai tha se kishte refuzuar të bashkëpunonte.

Mirëpo, kur Sutjagin përfundimisht ishte liruar, nga ai ishte kërkuar ta shkruajë kërkesën për amnisti, në të cilën ai pranoi keqbërje. Sutjagin këmbëngul se kjo nuk ishte pranim i fajit.

Ai theksoi se kërkesa të tilla kishte refuzuar të nënshkruajë në vitin 2006 dhe 2007, para se atij t’i afroheshin dy rusë dhe tre amerikanë.

Igor Sutjagin

“Kur unë thashë jo në mënyrë precize, sepse ata kërkuan që unë të shkruaj për fajësinë time, ju keni mundur t’i shihni ata se si menjëherë u bënë nervozë dhe konfuzë”, tha Igor Sutjagin, 45-vjeçar, që ishte dënuar me 15 vjet burgim në vitin 2004, për shkak të dhënies së fshehtësive të Rusisë një firme në Londër, e cila ishte shfrytëzuar për lidhje të para me agjencinë CIA.

Ai, më tutje hodhi poshtë sugjerimet se kishte pasur biseda me pjesëtarët e shërbimeve të sigurimit të Britanisë, pasi kishte ateruar në aeroportin ushtarak në Londër, e jo në Hithrou.


“Sa u përket bisedave, kam folur shumë herë për këtë çështje dhe frikësohem se njerëzit e kanë humbur ndjenjën e tyre për humor. Unë kam thënë se ka pasur biseda, madje nga dy ose tri në ditë. Por, gjatë kësaj kohe ishin vetëm dy pyetje
”, theksoi Igor Sutjagin, duke shpjeguar se ato kishin të bënin me atë se çka do të dëshironte për ushqim dhe çka do të kishte dëshirë që ata t’i sillnin atij.

“Pra, mund të shihni se britanikët nuk janë aq të mirë në këto biseda, sa janë ata të Byrosë Federale të Sigurimit. Bisedat me ta ishin shumë më intensive”
, tha Sutjagin për Radion Evropa e Lirë.

Sutjagin shprehu lehtësim që është në Britani, e jo në ndonjë shtet tjerët shumë më larg nga Rusia. Ai tregoi se e kalon kohën duke dëgjuar muzikë klasike.

Por, megjithëqë e përshkruan Londrën si “më tepër njerëzore dhe më të këndshme” se Moska, Sutjagin tha se shpreson se do të kthehet në Rusi. (f. b.)
XS
SM
MD
LG