Ndërlidhjet

Afganistan: U zbulua një rezervoar i ri i naftës


Ministria e minierave e Afganistanit ka shpallur sot se është zbuluar një rezervoar i ri me sasi prej 1.8 miliarda fuqi naftë të papërpunuar, në pjesën veriore të këtij vendi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Jawad Omar, tha se depoziti i ri i naftës ndodhet në trekëndëshin Balkh, Hairatan dhe Shuburghan.

Sipas tij, në janar do të hapet tenderi për këtë depozit. Ky është rezervoari i gjashtë i zbuluar në Afganistan.

Më i madhi prej tyre është ai në lumin Amu Daria, që shënon kufirin ndërmjet Afganistanit, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.
XS
SM
MD
LG