Ndërlidhjet

AAK: Qeveria ta publikoj kontratën për aeroportin


Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga qeveria publikimin e kontratës për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në një konferencë për media, të mbajtur sot, anëtari i kryesisë qendrore të AAK-së, Avni Arifi, tha se kontrata me konzorciumin “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka qenë një proces sekret.

“Mënyra se si është sqaruar përmbajtja e kësaj kontrate të krijon përshtypjen se investitori i jashtëm nuk është investitor por donator, natyrisht një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi ai është investitor”, u shpreh ai.

AAK i bëri thirrje qeverisë së Kosovës, që ta anuloj tenderin për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës dhe të respektoj procedurën e rishqyrtimit të Strategjisë për Privatizimin e PTK-së në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG