Ndërlidhjet

Islamabad: Ban Ki-mun tha se bota e mbështet Pakistanin


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, sot ka fluturuar mbi disa rajone, që janë goditur më së tepërmi nga vërshimet në Pakistan.

Ato që e pa, ai e përshkruajti si katastrofën më të madhe natyrore, që e ka parë ndonjëherë.

Ai tha se për situatën e krijuar do ta njoftoj Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Jam këtu kësaj radhe, për herë të dytë, që ta ndajë solidaritetin e OKB-së së bashku me popullin dhe qeverinë e Pakistanit, në këtë kohë të vështirë. Jam këtu, poashtu, që të kërkoj nga komuniteti botëror, që ta shpejtoj ndihmën për popullin e Pakistanit”, tha Ban Ki-mun.

Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, ka thënë se autoritetet tash vlerësojnë se afro 20 milionë njerëz janë prekur nga vërshimet, që mendohet se janë kriza më e madhe humanitare në historinë e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG