Ndërlidhjet

Tenis: Andy Murray më i miri në Toronto


Tenisti britanik, Andy Murray, e ka mbrojtur titullin e më të mirit në turneun Toronto Masters, pasi në finali mundi tenistin zviceran, Roger Federer me rezultat 2:0 në seta (7:5, 7:5).

Takimi final Murray – Federer, ishte ndërprerë disa herë për shkak të shiut.

Britaniku Murray është i katërti në listën ATP të tenistëve më të mirë të botës.

Ai në gjysmëfinale mundi tenistin aktualisht më të mirë botëror, spanjollin Rafael Nadal.

Fondi i shpërblimeve në Toronto ishte afro 2.5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG