Ndërlidhjet

Greqi: Kryeministri izraelit arrinë për bisedime në Athinë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pritet që gjatë ditës së sotme të arrijë në Athinë, për vizitë, e cila synon forcimin e marrëdhënieve të Izraelit me Greqinë.

Raportohet se kjo vizitë po bëhet në kohën kur Izraeli po kërkon partnerë të tjerë në Mesdhe, pas përkeqësimit të lidhjeve të forta të Izraelit me Turqinë, e cila nga ana tjetër, për një kohë të gjatë është rivale e Greqisë.

Zyrtarë të Izraelit dhe Greqisë thonë se synojnë shqyrtimin e mundësive për përmirësim të lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG