Ndërlidhjet

Seul: K. Jugore dhe SHBA-të i filluan ushtrimet ushtarake


Dhjetëra mijëra ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore e kanë filluar sot një seri të re të ushtrimeve ushtarake.

Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara, thonë se në këto ushtrime janë të përfshirë afro 56 mijë ushtarë jugkoreanë dhe 30 mijë trupa amerikane.

Këto ushtrime po bëhen pas atyre që u mbajtën muajin e kaluar, të cilat të dy aleatët i përshkruan se tregojnë unitet në përgjigjje të fundosjes së luftanijes jugkoreane, në muajin mars të këtij viti, me ç’rast u vranë 46 marinarë.

Koreja Veriore rivale i hedhë poshtë akuzat se ishte e involvuar në fundosjen e anijes.

Pheniani është kërcënuar se do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj ushtrimeve të fundit dhe ka vlerësuar se ato janë stërvitje për invadim ushtarak kundër Koresë Veriore.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore thonë se ato nuk kanë plane për invadimin e Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG