Ndërlidhjet

HRW: Qeveria në Kirgizi pjesërisht përgjegjëse për dhunë


Organizata Human Rights Watch (HRW) thotë se disa forca qeveritare të Kirgizisë i kanë ndihmuar sulmet kundër lagjeve uzbeke në dhunën e muajit qershor, në pjesën jugore të Kirgizisë.

Në raportin më të ri, HRW, me seli në Nju Jork, poashtu e kritikon qeverinë për “mungesë të vullnetit” për ndërmarrjen e hetimeve gjithëpërfshirëse për përleshjet.

Raporti,, poashtu, konsideron se hetimet e qeverisë për dhunën, nga e cila u vranë qindra vetë, u plagosën mijëra dhe qindra mijëra uzbekë etnikë u zhvendosën, ishte i përshkruar me abuzime.

Ole Solvang, një nga autorët e raportit, i tha Radios Evropa e Lirë, se hetimet zbuluan se disa nga forcat e sigurisë “ishin bërë pjesë e problemit e jo e zgjidhjes”.
XS
SM
MD
LG