Ndërlidhjet

Meta: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, garancia e vetme



“Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe se zbatimi i plotë i saj në të gjithë nivelet është garancia e vetme për sigurimin e stabilitetit, mirëkuptimit dhe mirëbesimit të brendshëm”, thuhet në një letër të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta.
Letra i drejtohet drejtuar homologut të tij maqedonas, Antonio Milloshsski në 9 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Vetëm me vullnet politik pozitiv dhe bashkëpunim konkret praktik në të gjitha fushat bëjmë më të mirën për realizimin sa më shpejt të qëllimeve të përbashkëta për integrim në strukturat evropiane dhe për zhvillimin e qendrueshëm e demokratik të rajonit tonë”, thuhet në fund të mesazhit të shefit të diplomacisë së Shqipërisë Ilir Meta.
XS
SM
MD
LG