Ndërlidhjet

Figura publike në mbrojtje të Ashtianit



Figura publike dhe yje të Hollivudit kanë botuar një letër të hapur në mbështetje të Sakineh Mohamadi Ashtiani. Iranianja Ashtiani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me vdekje nga rregjimi për tradhëti bashkëshortore dhe vrasje.

“Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar ekzekutimin që vëzhguesit thonë se është plotësisht i mundur”, thuhet në tekstin e letrës botuar në të përditshmen franceze “Liberation”.

Letra është nënshkruar mes të tjerësh nga dy fituesit e çmimit Nobel Uol Sojinka dhe Xhodi Uilliams, nga shkrimtari Milan Kundera, ylli i popit Bob Geldof dhe aktoret Zhyljet Binosh dhe Mia Farrou.
XS
SM
MD
LG