Ndërlidhjet

logo-print

Bler: Të ardhurat nga libri për veteranët e luftës



Të gjitha të ardhurat nga autobiografia e ish kryeministrit britanik, Toni Bler, do t’i jepen organizatave që ndihmojnë veteranët, njoftoi zyra e Blerit.

“Duke marrë një vendim të tillë Toni Bler respekton kurajon dhe sakrificat e bëra nga forcat e armatosura. Si kryeministër ai i pa këto cilësi nga afër në Irak, në Afganistan, Irlandën e Veriut, Siera Leone dhe Kosovë. Kjo është mënyra e tij për t’i nderuar sakrificat dhe kurajon”, tha një zëdhënës i ish kryeministrit britanik.

Libri i titulluar “A Journey” do të dalë në librari më 1 shtator.
XS
SM
MD
LG