Ndërlidhjet

Irani vazhdon me pasurimin e uraniumit



Presidenti iranian, Mahmud Amadinexhad, sot firmosi ligjin që mundëson vazhdimin e pasurimit të uraniumit dhe kufizimin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Raportet me këtë të fundit, sipas ligjit të ri, do të kufizohen vetëm në zbatimin e kërkesave që parasheh Pakti për mosshumimin e armëve bërthamore.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG