Ndërlidhjet

Ekzekutohen me gurë dy persona



Zyrtarët në veri të Afganistanit njoftojnë se një burrë dhe një grua janë ekzekutuar me gurë nga talibanët. Dy viktimat janë goditur me gurë deri në vdekje nën akuzat se kishin një lidhje dashurie.

Ata u ekzekutuan publikisht gjatë pazarit të së dielës. Burimet zyrtare afgane e kanë cilësuar ekzekutimin e dy të rinjve si vrasje pa gjyq nga struktura joshtetërore.
XS
SM
MD
LG