Ndërlidhjet

Werder Bremen nuk e shet Ozilin



Ekipi gjerman i Werder Bremenit ka përsëritur se mesfushori Mesut Ozil do të qëndrojë tek ky ekip, pavarësisht interesit të treguar nga Real Madridi.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Reali ishte i gatshëm të ofronte 14 milionë euro për futbollistin 21 vjeçar ose pesë milionë më shumë se ç'kishte ofruar më parë.

Gazetat gjermane kishin njoftuar se për mesfushorin e talentuar Ozil kërkoheshin 16 milionë euro. Kontrata e tij me ekipin e Bremenit përfundon në qershor të vitit 2011.

Mësohet se dhe dy klubet angleze, Arsenali dhe Manchester United po e ndjekin situatën nga afër.

Ozil iu bashkua Werder Bremen në janarin e vitit 2008 për 4.25 milionë euro, por vlera e tij u rrit pas lojërave shumë të mira gjatë kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010.
XS
SM
MD
LG