Ndërlidhjet

Kinë: Nga shpërthimi në fabrikë, 19 të vrarë


Nga një shpërthim masiv në një fabrikë të fishekzjarreve në pjesën veri-lindore të Kinës, janë vrarë së paku 19 vetë dhe janë plagosur më se 150 të tjerë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Ksinhua, ka raportuar se ekslpodimi, që ndodhi dje afër qytetit Yichun, ka shkaktuar valë të të nxehtit që kanë mundur të ndjehen edhe pesë kilometra nga vendi i shpërthimit.

Shkaku i shpërthimit, janë evakuuar më se 2 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG