Ndërlidhjet

SHBA: Një person dënohet për shkelje të embargos ndaj Iranit


Një shtetas amerikan, i lindur në Iran, është dënuar në Shtetet e Bashkuara për shkelje të embargos së qeverisë amerikane kundër Iranit.

Mahmoud Reza Banki është dënuar me 2.5 vjet burgim, për marrjen e më tepër se 3 milionë dollarëve nga familja e tij në Iran.

35 vjeçari Banki, që ka diplomuar në Universitetin Princeton, poashtu, është dënuar për operim të një biznesi të palicensuar të transferit të parave.
XS
SM
MD
LG