Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Aeroplani luftarak rrëzohet afër centralit atomik


Agjencia e lajmeve iraniane, Mehr, raporton se një aeroplan luftarak F4 i Iranit, është rrëzuar në afërsi të një centrali berthamor në jug të këtij shteti.

Nga kjo fatkeqësi vetëm pilotët e aeroplanit janë lënduar.

Zyrtari i qeverisë lokale, Golam Reza Keshtkar, thotë që incidenti ndodhi rreth 6 kilometra në veri të qytetit Bushehr, vendi ku ndodhet centrali i parë berthamor që do hyjë në funksion të shtunën më 21 gusht.

Keshtkar citohet të ketë thënë se “dy pilotët e aeroplanit kanë arritur me sukses që të dalin nga aeroplani”. Të njejtit po trajtohen në spital, por nuk është dhënë asnjë detaj rreth gjendjes së tyre.
XS
SM
MD
LG