Ndërlidhjet

Shpëlarja e parave - 3 milionë euro


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese


Rreth 3 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Kosovës këtë vit, si rezultat i shpëlarjes së parave.

Zyrtarë për informim nga Policia e Kosovës, konfirmojnë se në bashkëpunim me drejtorinë për krime ekonomike, si dhe Qendrën e Inteligjencës Financiare, është arritur që kjo shumë parash të sekuestrohet.

Ndërtesa e Policisë së Kosovës

“Në dy rastet e fundit janë sekuestruar rreth 3 milionë euro. Bëhet fjalë për dy kompani dhe disa transaksione të dyshimta që kanë bërë këto kompani. Ky është një prej bashkëpunimeve që drejtoria për krime ekonomike ka pasur me Qendrën e Inteligjencës Financiare të Kosovës”,
bën të ditur Sadriu.

Sipas Sadriut, rastet e këtilla nuk janë të shpeshta.



“Rastet nuk janë të shpeshta, por si fenomen ekziston dhe rastet, të cilat janë evidentuar në polici, hetohen konform procedurave hetimore. Informatat i merr nga njerëzit, por kryesisht informatat i merr nga Qendra e Inteligjencës Financiar, në të cilën bankat janë të obliguara të raportojnë çdo transaksion në vlerë mbi 10 mijë euro”, shpjegon zëdhënësi Sadriu.


Në anën tjetër, Muhamet Sadiku, ekspert për çështje ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është e ngulfatur nga ekonomia e zezë dhe me një nivel të lartë të korrupsionit, e edhe fenomeni i shpëlarjes së parave është prezent.

Muhamet Sadiku

“Me dy rastet e fundit tregohet se është koha që me kontekstin e joformalitetit dhe korrupsionit të përfshihet edhe shpëlarja e parave. Qendra e Inteligjencës Financiare ka kompetenca që t’i identifikojë këto raste dhe të kontribuojë në luftimin e këtij fenomeni që është shumë i dëmshëm për shtetin”, thotë Sadiku.

Sipas Sadikut, luftimi më i mirë ndaj këtij fenomeni është forcimi i shtetit ligjor dhe adresimi i këtij problemi përmes gjyqësisë.

Ai shton se duhet të ndërtohet një administratë shtetërore që do të reflektojë gatishmëri që të përballet me një fenomen të tillë.

“Duhet veçuar se për luftimin e shpëlarjes së parave duhet një vullnet politik i shoqërisë dhe involvim gjithnjë i përhershëm i shqetësimeve të shoqërisë civile”
, thekson Sadiku.

Mandatari kryesor i luftimit të pastrimit të parave në Kosovë është Qendra e Inteligjencës Financiare. Në këtë qendër raportohen të gjitha transaksionet e dyshimta.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG