Ndërlidhjet

The Beatles: 50 vjet nga koncerti i parë


"The Beatles", 1964
"The Beatles", 1964
Më 17 gusht të vitit 1960, grupi britanik “Beatles” ka mbajtur koncertin e tij të parë në klubin Indra, në Hamburg të Gjermanisë.

Ky qytet do të shënojë 50 vjetorin e koncertit të parë të këtij grupi dhe kontributin që ai ka dhënë në historinë e muzikës pop. Në Hamburg madje është hapur tashmë edhe muzeu pesëkatësh, i cili mban emrin “Beatlemania”.

Nga gushti i vitit 1960 e deri në dhjetor të vitit 1962, grupi “Beatles” mbante rregullisht koncerte nëpër disa klube të këtij qyteti gjerman, prej nga edhe buroi jehona e muzikës, me të cilën më vonë grupi fiton famë botërore.

Në majat e toplistave botërore, “Beatles” arriti me këngën “Love me do”, më 1962. (a.v.)


XS
SM
MD
LG