Ndërlidhjet

Karzai dënon vrasjen e çiftit afgan me gurë



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai e ka dënuar si “krim të pafalshëm” vrasjen me gurë të një çifti të ri nga ana e talibanëve.

Autoritetet lokale thanë se talibanët e vranë burrin dhe gruan në një fshat të largët në provincën verilindore Kunduz të dielën.

Gruaja 23 vjeçare dhe burri 28 vjeçar u ekzekutuan me gurë në publik për shkak se, siç u tha, “kishin pasur lidhje”.

Amnesty International tha se kjo është vrasja e parë me gurë e konfirmuar që nga përmbysja e regjimit të talibanëve në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG