Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë ish presidenti i Italisë, Kosiga



Françesko Kosiga, ish president dhe kryeministër i Italisë, ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare.

Mediat italiane thanë se Kosiga ndërroi jetë pasi u hospitalizua nga problemet akute me frymëmarrjen.

Kosiga ishte president në periudhën 1985 deri 1992.

Ai ishte ministër i brendshëm në vitin 1978 kur ish kryeministri Aldo Moro u rrëmbye dhe pastaj u vra nga Brigadat e Kuqe, grup i majtë terrorist.

Kosiga, i cili i refuzoi negociatat me rrëmbyesit e Moros, dha dorëheqje pak pasi u gjet trupi i pajetë i Aldo Moros në maj, 1978.

Françesko Kosiga u rikthye në politikë një vit më vonë si kryeministër, dhe pastaj si kryetar i parlamentit deri në vitin 1985.
XS
SM
MD
LG