Ndërlidhjet

Më shumë studentë nga Lugina e Preshevës në UP



Kosova ka "obligim moral, shtetëror dhe është obligim evropian që t’i përmbushë të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qasje të barabartë në arsim”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Hoxhaj tha se Kosova do t’i sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës.

Ministri Hoxhaj tha se do të rritet edhe kuota në Universitetin e Prishtinës për kandidatët nga Lugina e Preshevës.

“Kuota, të cilën ne e kemi siguruar, do të rritet edhe për 88 kandidatë të rinj, të cilët do të regjistrohen në drejtime të caktuara në Universitet”, tha Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG