Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Përgjegjësitë e plota nuk janë bartur ende



Zyra për informim e KFOR-it thotë se është detyruar nga raporte të jo korrekte të shtyra nga Kisha Ortodokse Serbe të sqarojë çështjen e sigurisë së objekteve fetare serbe në Kosovë.

KFOR-i thotë se vendimi për transferimin e përgjegjësisë për ruajtjen e katër objekteve, përfshirë Manastirin e Graçanicës, e ka marrë Këshilli i NATO-s në korrik.

Por në komunikatë thuhet se përgjegjësitë nuk janë bartur në tërësi për asnjërën.

Bartja e përgjegjësive ka filluar për objektin ortodoks në Graçanicë dhe do të vazhdojë nën mbikqyrjen e KFOR-it. Për tre objektet e tjera ende nuk është marrë vendim se kur do të fillojë procesi i njejtë, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG