Ndërlidhjet

logo-print

Bukureshti e kritikon Moskën për arrestimin e diplomatit rumun



Ministria e Jashtme e Rumanisë i akuzoi sot autoritetet ruse për shkelje të rëndë të marrëdhënieve diplomatike, lidhur me arrestimin e diplomatit në ambasadën e Rumanisë nën akuzat për spiunazh.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi (FSB), tha dje se e ka arrestuar diplomatin rumun Gabriel Grecu, pasi ai ishte përpjekur të sigurojë informata ushtarake.

Bukureshti tha se arrestimi ishte "cënim serioz i Konventës së Vienës për marrëdhëniet diplomatike nga ana e autoriteteve të Rusisë".

FSB tha se diplomati ishte kapur "teksa përpiqej të sigurojë informata sekrete".

Në muajin shkurt, Rusia shprehu shqetësime mbi planet amerikane për të instaluar raketat e interceptorëve në Rumani, për të cilat Uashingtoni thotë se janë mbrojtje kundër kërcënimeve të mundshme nga Irani.
XS
SM
MD
LG