Ndërlidhjet

Rumania dëbon diplomatin e Rusisë



Rumania e shpalli një diplomat rus persona non grata, vetëm një ditë pasi një diplomat rumun u urdhërua nga Moska të lëshojë Rusinë për shkak të spiunazhit.

Të hënën, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se e ka arrestuar diplomatin rumun Gabriel Grecu kur ai ishte përpjekur të sigurojë informata ushtarake.

Ministria e Jashtme e Rumanisë tha se e ka informuar palën ruse për vendimin e saj që t’a shpallë person të padëshiruar një diplomat të ambasadës së Rusisë të të njëjtit rang.

Në shkurt, Rusia shprehu shqetësime mbi planet amerikane për të instaluar interceptorë në Rumani, për të cilat Uashingtoni thotë se janë mbrojtje kundër kërcënimeve të mundshme nga Irani.
XS
SM
MD
LG