Ndërlidhjet

Finlanda, vendi më i mirë për të jetuar



Finlanda është vendi më i mirë për të jetuar, ndërsa pastaj vijnë Zvicra dhe Suedia, tregoi një sondazh i revistës amerikane “Newsweek”.

Australia radhitet në vendin e katërt, Luksemburgu në të pestin. Pas tyre vijnë Norvegjia, Kanadaja, Holanda, Japonia dhe Danimarka.

Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e 11.

Kriteret që kanë përcaktuar listën janë arsimi, shëndetësia, cilësia e jetesës, dinamika e sistemit ekonomik dhe mjedisi politik.
XS
SM
MD
LG