Ndërlidhjet

Izrael: Pengmarrje në ambasadën e Turqisë



Policia dhe zyrtarët izraelitë thanë se një njeri ka marrë pengj në ambasadën e Turqisë në Tel Aviv, ndërsa më herët ishin dëgjuan të shtëna.

Media izraelite e ka identifikuar sulmuesin si një palestinez të armatosur.

Radioja izraelite tha se njeriu kishte kërkuar që Turqia t’i japë azil politik.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Jigal Palmor e ka përshkruar situatën si “pengmarrje”.

Radioja izraelite ka raportuar se zyrtarët turq nuk e kanë lejuar policinë e Izraelit që të hyjë në ambasadë.

Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Tel Avivi pas sulmit të Izraelit në flotilen humanitare, e cila lundronte për në Gaza më 31 maj, me ç’rast u vranë nëntë aktivistë pro-palestinezë.
XS
SM
MD
LG