Ndërlidhjet

Përfundon drama e pengjve në ambasadën e Turqisë



Policia turke e ka kapur njeriun, i cili mori pengj në ambasadën e Turqisë në Tel Aviv, në një përpjekje të dëshpëruar pëtr të fituar azil politik.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Jigal Palmor e ka identifikuar sulmuesin si Nadim Injaz, palestinez nga qyteti Ramallah në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Injaz, i cili kishte me vete thikë, një bidon me benzinë dhe një pistoletë gome, rrëmbeu personelin që punonte aty dhe kërkoi azil politik.

Policia izraelite tha se Injaz së fundmi ishte liruar nga burgu, ku ishte dënuar për një sulm të ngjashëm në ambasadën britanike në vitin 2006, ku gjithashtu kërkonte azil politik.
XS
SM
MD
LG