Ndërlidhjet

SHBA: Cënohet hapësira ajrore e aeroplanit presidencial



Komanda Ajrore e Amerikës Veriore tha se aeroplanët luftarakë kanë qenë të detyruar t’i përgjigjen cënimit të hapësirës ajrore të aeroplanit presidencial Air Force One në Siatëll.

Zëdhënësi Xhon Kornelio tha se aeroplanët ishin dërguar nga Portlandi, Oregon, gjatë vizitës së presidentit në Siatëll, kur u raportua se një fluturake e kishte cënuar hapësirën e ndaluar ajrore.

Ai tha se fluturakeja ishte larguar përpara se të mbërrinin aeroplanët e Gardës Kombëtare Ajrore.
XS
SM
MD
LG