Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni bllokon kontratën 400 milion dollarëshe



Pentagoni shpalli se e ka bllokuar një kontratë në vlerë 400 milionë dollarë me Lockheed Martin për shkak se komponentat në sistemin e mbrojtjes raketore kanë dështuar t’i kalojnë testet kryesore.

Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Raketore në Pentagon, Riçard Lehner, tha se “pajisja e sigurisë në raketë ende nuk e ka kaluar testin kualifikues”.

Si pasojë, kontrata është pezulluar derisa problemi të rregullohet dhe t’i kalojë testet, tha Lehner.

Raketat THAAD, që parashihet t’i interceptojnë raketat balistike që hyjnë në atmosferën e Tokës, pritet të luajnë rol kyç në planet për mbrojtjen e forcave amerikane në Lindjen e Mesme nga ndonjë sulm raketor iranian.
XS
SM
MD
LG