Ndërlidhjet

Kinë: 67 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut



Të paktën 67 njerëz konsiderohen të zhdukur nga rrëshqitja e dheut pas shirave të mëdha në Kinën jugperëndimore.

Agjencia zyrtare Xinhua tha se rrugët, energjia elektrike dhe telekomunikimet janë ndërprerë kur balta u derdh mbi disa qytetin Puladi në provincën Junan.

Rreth 1.500 vetë e kanë humbur jetën në Kinë nga rrëshqitja e dheut gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG