Ndërlidhjet

Palestinezi që sulmoi ambasadën u dorëzohet izraelitëve



Palestinezi i cili hyri në Ambasadën e Turqisë në Izrael dhe u përpoq të marrë pengj, është arrestuar dhe i është dorëzuar autoriteteve izraelite.

Policia izraelite e identifikoi sulmuesin si Nadim Injaz, palestinez nga qyteti Ramallah në Bregun Perëndimor.

Policia tha se Injaz së fundmi ishte liruar nga burgu, ku vuante dënimin për një sulm të ngjashëm në ambasadën britanike në vitin 2006, ku gjithashtu kërkonte azil politik.

Avokati i tij thas se Injaz ka pohuar se kishte punuar si informator për shërbimin e sigurimit të Izraelit, dhe se po kërkohej nga Autoriteti Palestinez.

Por, shërbimi izraelit Shin Bet mohoi të ketë diçka të përbashkët me të.
XS
SM
MD
LG