Ndërlidhjet

Armëmbajtjet pa leje


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve policorë të Kosovës, rasti i fundit i vrasjes së një të riu të martën e kaluar në Prizren, ka ardhur si rezultat i armëmbajtjes pa leje.

Arbër Beka, zyrtar në Policinë e Kosovës, thotë se krahas planeve policore konkrete për ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe konfiskimin e armëve pa leje, policia ka angazhime shtesë sidomos gjatë vikendit që të konfiskohen armët pa leje.
Policia ka plan të veçantë policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve ilegale.


“Në Kosovë është i pranishëm fenomeni i armëmbajtjes pa leje. Policia ka plan të veçantë policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve ilegale. Në baza ditore konfiskohen armë ilegale, jo vetëm në kuadër të këtij plani, por edhe në kuadër të luftimit të aktiviteteve të ndryshme ilegale”,
bën të ditur Beka.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, në hulumtimin e fundit ka konkluduar se nga 400 mijë armë, në duart e qytetarëve janë 330 mijë armë pa leje.

Hana Obërtinca, zyrtare në këtë organizatë, thotë se sipas përgjigjeve që qytetarët kanë dhënë gjatë hulumtimit, del se armët pa leje kryesisht i mbajnë për shkak se ndihen të pasigurt.
Arsyeja pse njerëzit i mbajnë armët pa leje, është se ndihen të pasigurt.


“Arsyeja pse njerëzit i mbajnë armët pa leje, është se ndihen të pasigurt. Por, policia konfiskon çdo vit armë pa leje”
, thotë Obërtinca.

Zëdhënësi Beka shpjegon se në kuadër të strategjisë kundër armëmbajtjes pa leje, çdo vit konfiskohen rreth 2 mijë armë. Sipas Bekës, tashmë edhe Ligji për armët është miratuar, por pritet të implementohet.

“Armët më të shpeshta që konfiskohen janë revolet, si dhe armët automatike AK47. Këtë vit është miratuar edhe Ligji për armë dhe e kompleton anën ligjore. Ligji është miratuar konform konventave të ndryshme evropiane rreth përdorimit të armëve të zjarrit”.

“Ky ligj rregullon posedimin, mbajtjen, përdorimin, ruajtjen, importin, prodhimin e shumë detaje të tjera që lidhen me armëmbajtje. Priten edhe disa akte nënligjore dhe pastaj do të fillojë edhe implementimi i këtij ligji
”, sqaron Beka.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, thotë se çdo person ka të drejtë të konkurrojë për të pasur armë me leje.

Sipas Xhelilit, prej kategorisë së personave që e ndiejnë veten të rrezikuar, e deri tek ata që synojnë të kenë një armë për vetëmbrojtje, mund të posedojnë armë, por gjithmonë duke u nisur nga fakti se personat në fjalë nuk kanë rënë ndesh me ligjin.
Kërkesat janë të mëdha, por janë procedura, nëpër të cilat duhet kaluar.


“Ata, me të cilët pushteti nuk ka pasur punë, ose nuk e kanë thyer ligjin, janë kandidatë potencialë të marrin leje për armë. Kërkesat janë të mëdha, por janë procedura, nëpër të cilat duhet kaluar"
, thekson Xhelili.

Ndërkaq, sipas hulumtimeve të bëra, thuhet se posedimi i armëve është i përhapur më shumë në zonat rurale e ato kufitare dhe shumë njerëz e konsiderojnë këtë legjitime, duke pasur parasysh nivelin e perceptimit të pasigurisë në ato lokalitete.
XS
SM
MD
LG