Ndërlidhjet

Lenini kthehet, por në Francë



Njëzet vjet pasi bustet e Leninit filluan të zhduken nga ish vendet komuniste të Evropës Lindore, revolucioneri bolshevik rus sot u ngrit në këmbë në Francë në një shtatore 3.3 metra.

Udhëheqësi i rajonit Flamboyant, Georges Freche, ka porositur pesë buste për qytetin jugor Montpelje, për t'i nderuar ata që i quajti, "burra të mëdhej të shekullit XX", Leninin, Uinston Çurçill, Sharl de Gol, Frenklin Ruzvelt dhe Zhan Zhyres.

Secili nga këto buste do t'u kushtojë taksapaguesve nga 200 mijë euro.

Vitin e ardhshëm, në Montpelje pritet të mbërrijnë pesë buste tjera, Mahatma Gandi, Golda Meir, Gamal Abdel Naser, Nelson Mandela dhe Mao Zedong.

Freche është një ish socialist, i cili është përjashtuar nga partia për shkak të komenteve racist.
XS
SM
MD
LG