Ndërlidhjet

OKB: Kemi siguruar gjysmën e fondeve për Pakistanin


Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar të mërkuren se ka arritur të siguroi gati gjysmën e 469 milion dollarëve që ka kërkuar si ndihmë emergjente për viktimat e vërshimeve në Pakistan.

Zëdhënësi i OKB-së në Pakistan, Maurizio Giuliano, njoftoi se pas tre ditësh lobimi, donatorët kanë arritur të kuptojnë shkallën e katastrofës.

Vërshimet në Pakistan cilësohen si më të rëndat në dekada. Deri më tash njoftohet për 1600 të vrarë dhe rreth 20 milion njerëz të prekur nga dëmet e shkaktuara.

Drejtori rajonal i UNICEF-it për Azi Jugore, Daniel Toole, gjatë një konference me gazetarë, tha se donatorët kanë nguruar që të ofrojnë ndihmë financiare për shkak të korrupsionit të përhapur në mesin e zyrtarëve pakistanez.

Një tjetër shqetësim është edhe se fondet e dhëna mund të përfundojnë te islamistët.
XS
SM
MD
LG