Ndërlidhjet

Afganët protestojnë kundër bastisjeve të NATO-s


Disa qindra afganë janë mbledhur në autostradën në mes të Kabulit dhe qytetit të Xhalabadit për të demonstruar kundër dyshimeve se dy persona, babë e bir, janë vrarë gjatë bastisjeve të NATO-s në lindje të Afganistanit.

Mirëpo, zyrtarë të NATO-s thonë se gjatë atyre bastisjeve nuk janë dëmtuar civilët, pasi NATO ka vrarë “dy luftetarë armiq”.

Me këtë vlerësim të NATO-s nuk janë pajtuar banorët e zonës që thonë se të vrarët nuk ishin luftetarë.

Këtë qëndrim e ka mbështetur edhe zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Abdul Ghafor. Sipas këtij të fundit, forcat e koalicionit kanë hyrë në shtëpinë e viktimave, kanë vrarë babë e birë edhe pse ata nuk kanë qenë të lidhur me ndonjë prej grupeve militante.
XS
SM
MD
LG