Ndërlidhjet

logo-print

Rexhepi: Hapat eventual të veriut – kërcënim dhe provokim


Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës janë duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Disa paralajmërime të bëra nga politikanë serbë në veri, se kjo pjesë mund të shpallë pavarësinë nga Kosova, nga autoritetet në Prishtinë është cilësuar si provokim dhe kërcënim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se Qeveria e Kosovës do të reagoj konform sjelljeve të subjekteve serbe në veri, që kanë paralajmëruar hapa aventuresk, siç i ka cilësuar ai paralajmërimet për pavarësinë e veriut.

“Ky është kërcënim dhe provokim dhe kanë pritur që ne do të reagojmë në mënyrë të pamatur, mirëpo ne e kemi përcjellë nga afër situatën dhe po ashtu edhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar kemi qenë të gatshëm të veprojmë nëse ndodhë një gjë e tillë”, tha ministri Rexhepi.

Pas disa njoftimeve të bëra nga veriu për mundësinë e ndërmarrjes së hapave, që do të çonin kah autonomia apo pavarësia, dje në Prishtinë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë thirrur në një takim edhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit, por në fund nuk është dhënë ndonjë qëndrim zyrtar pas këtij takimi.
XS
SM
MD
LG