Ndërlidhjet

logo-print

Sudani përjashton disa punonjës humanitarë


Qeveria sudaneze ka konfirmuar të mërkurën se do të përjashtojë një numër punonjësish të organizatave ndërkombëtare nga rajoni i trazuar i Darfurit, por nuk ka specifikuar se sa do të jetë numri i këtyre punonjësve.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Sudanit, Muëaia Khaled, i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press, se punonjësit humanitarë janë duke u deportuar individualisht dhe se përjashtimi i tyre nuk pasqyron organizatat për të cilat ata punojnë.

“Çdo organizatë që vepron në bazë të rregullave dhe kodit të vendosur do të respektohen”. Ka thënë Khaled, duke shtuar se ka pasur disa shkelje nga ana e punonjësve, për të cilët është marrë vendim të përjashtohen.

Ai nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë shkeljesh bëhet fjalë.
XS
SM
MD
LG