Ndërlidhjet

Shpëtohen të burgosurit e Talibanëve


Forcat Afgane dhe ato të NATO-s kanë bastisur një burg që udhëhiqej nga Talibanët në krahinën jugore të Helmandit.

Gjatë kësaj bastisjeje janë liruar 27 të burgosur ndërkaq janë vrarë 13 persona duke përfshirë edhe 5 të burgosur.

Sipas zyrtarit të Helmandit, Daud Ahmadi, militantët në këtë burg mbanin punonjës humanitarë dhe bashkëpunëtorë të qeverisë afgane. Burgu sekret ka qenë i vendosur në rajonin e Musa Kalasë.

Forcat e NATO-s e kanë konfirmuar bastisjen përmes një komunikate duke sqaruar se 13 personat e vrarë kanë qenë militantë ndërsa nuk është vrarë asnjë civil.

NATO gjithashtu bënë të ditur se personat e liruar janë torturuar derisa janë mbajtur në burgun e Talibanëve.
XS
SM
MD
LG