Ndërlidhjet

Rikthehen fluturimet në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë


Një agjenci private e fluturimeve në Rusi ka njoftuar se do rinisë fluturimet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. Kompania, S7, ka njoftuar se agjencia federale ruse për transportin ajror tashmë e ka marrë vendimin që të lejojë rinisjen e këtyre fluturimeve.

Deri më tani lejoheshin vetëm fluturime të veçanta gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.

Fluturimet e rregullta ishin ndërprerë prej gushtit të 2008-ës kur forcat ruse okupuan një pjesë të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG