Ndërlidhjet

OKB: Prej '99 janë shtuar sulmet ndaj punonjësëve humanitarë


Sipas OKB-së, 102 punonjës humanitarë janë vrarë gjatë vitit të kaluar, në të gjithë botën.

Në mesazhin e dhënë një ditë para se të shënohet “Dita Botërore e Humanizmit”, OKB ka rikujtuar të gjithë ata që humbën jetën vitin e kaluar derisa ofronin ndihmë nëpër misione të ndryshme.

Në të njejtin mesazh, OKB, bënë të ditur se 278 punonjës humanitarë, gjatë vitit 2009, janë vrarë, kidnapuar apo lënduar rëndë derisa kanë kryer misionet e tyre.

Shifrat e publikuara nga OKB-ja tregojnë rritje të sulmeve ndaj këtyre punonjësve për 10 herë më shumë që prej vitit 1999.
XS
SM
MD
LG