Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Ndalja e vizitës në Kosovë, e papranueshme


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka vlerësuar sot si të papranueshme ndalesën e qeverisë së Kosovës, për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Në një deklaratë për media, zoti Bogdanoviq tha se ky vendim, me të cilin ndalohet edhe vizita e tij e planifikuar për nesër në Kosovë, është “i prapranueshëm dhe paraqet edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi i kryeministrit Thaçi, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, do të “mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.
XS
SM
MD
LG