Ndërlidhjet

Fillon krijimi i "Forcës Lokale Policore" të Afganistanit


Qeveria afgane ka njoftuar fillimin e rekrutimit të mijëra personave me qëllim përforcimin e njesiteve vendëse kundër kryengritësve të Talibanit.

Presidenti Hamid Karzai, e kishte miratuar muajin e kaluar krijimin e “Forcës Lokale Policore” të përbërë nga fshatarë afganë të cilët më pas do i mbronin rajonet e tyre prej sulmeve të Talibanëve.

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Munir Mangal iu ka thënë gazetarëve se iniciativa që e ka përkrahjen edhe të SHBA-ve është në krjim e sipër në krahinat, Wardak dhe Uruzgan.

Të dy këto krahina cilësohen si të goditura rëndë prej forcave të kryengritësëve. Ministri Mangal njofton se Forca e re do ketë 10 mijë pjesëtarë.

Komandanti i forcave të huaja në Afganistan, Gjenerali Amerikan, David Petreus, ka qenë personi i cili ka bërë presion për krijimin e “Forcës Lokale Afgane”. Kjo forcë i ngjason shumë Milicisë Irakiane të stilit të fiseve.
XS
SM
MD
LG