Ndërlidhjet

SHBA: 300 milionë dollarë gjobë për Barclays



Banka britanike Baclays ka rënë dakord të paguajë një gjobë në vlerë prej 300 milionë dollarësh për shkelje sanksionesh ndaj vendeve si Kuba, Irani dhe Sudani.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se “banka si Barclays nuk do të lejohen të mos respektojnë sanksionet e vendosura nga qeveria amerikane”.

I njëjti burim theksoi se banka disa herë gjatë një dekade “ka fshehur informacione të rëndësishme, të cilat do t’i kishin lejuar Shteteve të Bashkuara të kuptonin origjinën e vërtetë të fondeve”.
XS
SM
MD
LG