Ndërlidhjet

logo-print

Brooks fiton çmimin e Dejtonit


Geraldine Brooks, gazetare dhe fituese e çmimit Pulitzer ka fituar çmimin Dayton Literary Peace Prize për arritje jetësore. Ky çmim është frymëzuar nga Marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën në vitin 1995.

Brooks tha se ky çmim ka rëndësi të veçantë për të pasi "kam mbuluar luftimet në Ballkan si gazetare dhe e di se çfarë do të thotë paqja për popullatën e rrethuar dhe të dhunuar nga vite të tëra lufte".

Libri i fundit i Brooks "People of the Book" është botuar në vitin 2008 dhe ngjarjet zhvillohen në Sarajevën e shkatërruar nga lufta.

Brooks, 54 vjeçare, ish korrespondente e Wall Street Journal ka mbuluar konfliktet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Ballkan.
XS
SM
MD
LG