Ndërlidhjet

Të akuzuarit rreth Qyshkut nën hetime të reja

  • RFE /RL

Beograd, Prokuroria për krime lufte

Beograd, Prokuroria për krime lufte

Serbia ka filluar hetimet ndaj pasurisë së 22 personave të akuzuar apo të dënuar si kriminelë lufte. Hetimet janë fokusuar nëse pasuria e të akuzuarve apo të dënuarve në fjalë, është nga vjedhjet e viktimave të luftërave në Ballkan.

“Zyra e prokurorit për krime lufte ka nisur hetimin mbi origjinën e pasurisë së katër personave të dënuar për krime lufte në Bosnje dhe 18 të tjerëve të dyshuar për krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë”
, tha Bruno Vekariq për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Zëdhënësi Bruno Vekariq shtoi se katër nga personat që po hetohen, kanë qenë pjesëtarë të njësitit paraushtarak “Skorpions”, përfshirë ish-komandantin e tyre Sllobodan Mediq.

Tetëmbëdhjetë personat e tjerë, kanë qenë anëtarë të grupit paraushtarak “Çakalli” dhe akuzohen për vrasjen e 40 shqiptarëve në Qyshk të Pejës.

Në masakrën e majit të vitit ‘99 në këtë fshat të Pejës ata kanë grabitur edhe pasuritë e viktimave.

Sipas dëshmitarëve, viktimat u detyruan t’u jepnin paraushtarakëve serbë gjithçka që kishin, përfshirë para dhe stoli me vlerë.
XS
SM
MD
LG