Ndërlidhjet

logo-print

Dragan Petkoviq hyn në Kosovë - privatisht


Policia e Kosovës për një kohë të caktuar nuk ka lejuar të hyjë në territorin e Republikës se Kosovës një zyrtar të Ministrisë serbe për Kosovë, Dragan Petkoviq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se policia pasi kishte marrë urdhër për mos të lejuar hyrjen e këtij zyrtari në Kosovë, me një vendim tjetër atij i është lejuar hyrja për çështje private.

“Policia e Kosovës për një çast ka ndaluar zotin Petkoviq, pasi i njëjti ka figuruar në listën personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë për çështje të vizitave zyrtare”.

“Mirëpo, pas marrjes së vendimit që ai të dëbohet nga territori i Kosovës, ai është rikthyer me një vendim tjetër, pasi po qarkullonte me automjet privat dhe vizita e tij në Kosovë ishte për çështje private dhe nuk kishte të bënte me çështje zyrtare” tha Hoti, duke shtuar se Petkoviq është ndaluar në rajonin e Mitrovicës.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një vendim dhe i ka njoftuar edhe autoritetet ndërkombëtare se do të pezullojë lejet për hyrjen e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, për shkak të, siç thuhet, keqpërdorimit të këtyre vizitave dhe dhënies së mesazheve politike.
XS
SM
MD
LG