Ndërlidhjet

Tërheqja e forcave luftarake nga Iraku


Duke e kaluar kufirin Irak - Kuvajt

Duke e kaluar kufirin Irak - Kuvajt

Brigada e fundit e trupave luftarake amerikane është tërhequr sot nga Iraku, afro shtatë vjet e gjysmë pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara.
Televizionet amerikane kanë shfaqur pamjet e largimit të Brigadës së IV drejt Kuvajtit.

Pentagoni nga ana tjetër nuk i ka konfirmuar informacionet që paraqesin një largim më të shpejtë se ç’ishte planifikuar të trupave luftarake nga Iraku.
Departamenti i Mbrojtjes ka theksuar se zyrtarisht “Operacioni liria e Irakut” mbyllet në fund të muajit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroullei, tha se ky nuk është fundi i përfshirjes amerikane në Irak, që tashmë do të jetë më shumë civile, e më pak ushtarake.

XS
SM
MD
LG