Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria serbe do t'i vazhdojë shtesat për serbët e Kosovës


Në takimin e saj të radhës, Qeveria e Serbisë do të nxjerrë rregullore që vazhdon shtesat për serbët e Kosovës, të cilët paguhen nga buxheti shtetëror serb.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Qeverisë Serbe për Kosovën, Goran Bogdanoviq, i cili në një konferencë me gazetarë, sqaroi se rregullorja qeveritare do jetë në fuqi derisa të përgatitet një ligj i veçantë për këtë çështje.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese në Beograd kishte anuluar një rregullore e cila siguronte shtesa në pagat e serbëve të Kosovës që paguhen nga Serbia.

Në bazë të asaj rregulloreje, serbët e Kosovës i binte që të paguhen shumë më tepër se sa kolegët e tyre që bëjnë të njejtën punë në Serbi.

Të enjten, Bogdanoviq, nuk ka ditur të sqarojë se ku do ndryshojë rregullorja e re me atë që tashmë Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka hedhur poshtë. Sidoqoftë, ministri serb ka thënë se rregullorja e re nuk do e shkel ligjin.
XS
SM
MD
LG