Ndërlidhjet

Thaci:Besojmë në fitore në Asamblenë e OKB-së


"Kosova ka besim në mundësitë e saj në OKB, gjatë Asamblesë së Përgjithshme që do mbahet në shtator. "Kështu deklaroj të enjten Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, gjatë vizitës që bëri në Kuvendin Komunal të Lipjanit.

“Ne po harmonizojmë të gjitha veprimet tona me partnerët ndërkombëtarë dhe do t’ia arrijmë të fitojmë kundër rezolutës serbe që tashmë e ka dërguar në OKB”, iu tha gazetarëve Thaci.

Kryeministri i Kosovës po komentonte rezolutën serbe e cila u deponua në Nju Jork menjëherë pasi GJND bëri publik qëndrimin e saj se pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Përderisa Serbia shpreson se miratimi i kësaj rezolute detyron Prishtinën për bisedime të reja rreth statusit, Kryeministri i Kosovës përsëriti edhe njëherë qëndrimin se “Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë vetëm si dy shtete të pavarura”.
XS
SM
MD
LG